Përfshihet nga zjarri një qumështore në Prizren, pronari thotë se dëmi është rreth 50 mijë euro

Qumështorja “Afioni” në Prizren është përfshirë nga zjarri mëngjesin e djeshëm, rreth orës 03:00.

Pronari i kësaj qumështoreje, Faton Xhabali, tha për Gazetën Sinjali se vlera e dëmit që ka shkaktuar zjarri është rreth 50 mijë euro.

Ai dyshon se shkaktar i zjarrit është energjia elektrike.

Xhabali tha se askush nuk ka qenë brenda në momentin kur qumështorja është përfshirë nga flakët.

Ai njoftoi se njësitet kompetente janë duke u marrë me hetimin për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit