0.7 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Vrasje në tentativë në Prizren – Një i plagosur

Një vrasje në tentativë ka ndodhur sot në Prizren, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia në Prizren dhe kanë njoftuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, të dyshuari 21-vjeçar iu është gjetur arma me të cilën dyshohet se e ka plagosur viktimën.

Njoftimi i PK-së:

Me datë 25 maj 2021,policia ne Prizren është informuar nga 112, se ne fshatin Hoqe e Qytetit te Prizrenit, ka gjuajtje me arme te zjarrit , ku pas marrjes se kësaj informate menjëherë njësitet policore kanë dal ne vendin e ngjarjes, po ashtu ne atë drejtim kishte shkuar edhe ekipi i urgjencës. Ku viktimës i është dhen ndihma mjekësorë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë, i njëjti është i lënduar (plagosur) ne këmbën e majte. Pas marrjes se ndihmës mjekësorë viktima lirohet për ne shtëpi!

Lidhur me rastin hetuesit policor kanë dalë në vend të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore. Vendi i ngjarjes është proceduar nga hetuesit e Forenzikës. Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale; dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë.

I dyshuari F K viti lindjes 2000, është arrestuar nga hetuesit e SRH-së, gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se i dyshuari ka plagosur viktimën. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar

Më Shumë

Dy vite pa Illmen Bajrën – KB Bashkimi e kujton figurën dhe kontributin e ti

Sot shënohen dy vite nga ndarja nga jeta e Illmen Bajrës, figurë e respektuar e komunitetit sportiv prizrenas. Klubi i Basketbollit Bashkimi ka përkujtuar...

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Lajmet e Fundit