6.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Kurti nga Prizreni: Në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka presion nga BE-ja e as nga ShBA-ja për të rinisur dialogu në mes Kosovës e Serbisë, derisa konfirmoi se një takim i tillë do të mbahet në mes të qershorit.

Kurti nga Prizreni ku po qëndron për vizitë, tha se dialogu do të jetë parimor dhe i drejtë ku Kosova do të jetë palë në bisedime.

“Do të ketë një takim kah mesi i qershorit, sot është 1 qershori nuk është mesi i qershorit…Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë po është palë në bisedime dhe me dijen, programin tonë dhe me ndërgjegjen e përgjegjësinë që kemi treguar ngaherë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës për interesat e Republikës së Kosovës”, tha ai.

I pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kurti tha se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik.

“Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e që besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, tha ai.

Kreu i qeverisë nuk është përgjigjur në pyetjen se a ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Ndërsa, sa i përket kandidatit të LVV për Prizrenin, tha se këto çështje do t’i kryejnë pas pushimeve verore.

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Dy afrime të reja te Drini i Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar dy përforcime të reja për sezonin aktual, futbollistët Oltion Duhlaku dhe Amsel Jonuzi. Të dy lojtarët i bashkohen...

Lajmet e Fundit