Bujar Qamili thotë se u bë agresiv gjatë kohës që ishte me Covid-19: Mjekët detyroheshin të më lidhnin

Pak kohë më parë u raportua për gjendjen e rëndë shëndetësore të këngëtarit Bujar Qamili.

Ai ishte infektuar me coronavirus, që njëherësh ia përkeqësoi gjendjen mjaft shumë.

I ftuar në emisionin “Rudina”, artisti nga Shkodra ka folur më shumë për betejën e tij me COVID-19.

Siç ka treguar edhe më herët, ai kaloi në gjendje kome për disa ditë dhe eksperienca e tij ka qenë një ndër më të vështirat.

Gjatë kohës që ishte në intubim u bë aq agresiv, sa mjekët thotë se u detyruan t’ia lidhnin duart pasi dilte jashtë kontrollit.

“Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare ‘armikut mos ia pafsha’. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë”.

“Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdek, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur”, tha ai.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit