21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Mbappe flet për krahasimin me Ronaldon

Kilyan Mbappe ka deklaruar se atij i mbetet shumë për ta arritur nivelin e Cristiano Ronaldos.

Mbappe ishte duke folur në një intervistë për të përditshmen gjermane, “BILD”, kur u pyet për Cristiano Ronaldon, transmeton lajmi.net.

Francezi nuk e ka fshehur që Ronaldo është idoli i tij.

“A jam i mirë si Ronaldo? Jo, Cristiano tashmë ka shkruar historinë, ndërsa unë luaj që vetëm pesë vite, nuk mundem të krahasohem me të”, tha ai.

“Ai ka luajtur në nivelin më të lartë që shumë kohë dhe nuk do të ishte e mirë po të llogaritej ajo, sepse ka bërë shumë”, shtoi ai.

“Ka pak futbollistë si ai, vetëm duke e shikuar kam mësuar shumë”, tha Mbappe.

“A do të shkruaj historinë edhe unë siç ka bërë ai? Sigurisht, kjo është arsyeja përse luaj futboll, dua të sjell gëzim tek tifozët në të gjithë botën dhe të fitoj të gjithë titujt gjatë këtij rrugëtimi, natyrisht”, përfundoi Kilyan Mbappe.

Më Shumë

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026...

Bilanc interesant i përballjeve direkte mes Bashkimit dhe Borës

Bashkimi i Prizrenit e pret sonte Borën nga kryeqyteti në kuadër të serisë gjysmëfinale të play off-it në elitën e basketbollit kosovar. Portokallinjët dhe prishtinasit...

Lajmet e Fundit