23.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Zyrtare: Takimi Kurti-Vuçiq më 15 qershor

Të martën më 15 qershor do të mbahet takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme I BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë, Kurti-Vuçiq do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.

“Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetësohen nga kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano.

Ajo çfarë pritet t’i “përplas” Kurtin dhe Vuçiqin është marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e cila është nënshkruar në vitin 2013, për të cilën kryeministri Kurti dha sinjale të qarta se nuk do të mund të themelohet.

“Nuk mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë dhe se është i domosdoshëm integrimi i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik”, ka thënë ai para pak ditësh.

Por, BE-ja pret që palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat është arritur pajtim.

“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij presin nga të dyja palët një përkushim të vazhduar për t’u angazhuar në këtë dialog dhe për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet. Kjo nënkupton që gjithçka për të cilën është arritur pajtim duhet të zbatohet. BE-ja dhe shtetet anëtare të saj presin që institucionet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ta kapin mundësinë për ta dërguar këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”, tha zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano.

E para takimit, Vuçiq ka deklaruar se Kurti nuk ka se për çfarë të shkojë në Bruksel nëse nuk diskutohet Asociacioni.

“Nëse Kurti thotë se nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por që ne ta njohim Kosovën, atëherë ai nuk ka pse të vijë”, ka deklaruar Vuçiq.

“Takimi i elefantëve” në kryeqytetin evropian pritet të përcaktojë nëse negociatat një dekadëshe mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë ose do të ngecin

Më Shumë

Burrat e famshëm që tradhëtuan gratë e tyre

1. Ben Affleck Shpejt pasi aktori dhe Jennifer Garner konfirmuan divorcin, nisën thashethemet se Ben kishte një histori me dadon e shtëpisë, e cila më...

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në këtë orë

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me manualin e organizimit të...

‘Eriksen ka mbërritur në shtëpi’, flet bashkëshortja e futbollistit: Kemi nevojë për qetësi!

Pas një operacioni, për vendosjen e një defibrilatori automatik, Christian Eriksen la spitalin ditën e djeshme, për të nisur rikuperimin në shtëpi, në pritje...

Asnjë rast i ri me Covid-19 në Prizren

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

Mbi 30 gra padisin uebfaqen pornografike: Ka publikuar video pa pëlqimin tonë

Më shumë se 30 gra e kanë paditur kompaninë që e ka në pronësi faqen pornografike, Pornhub, me akuzën se ka përdorur video eksplicite...

Burimi Krasniqi është kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e LDK-së do të jetë Burim Krasniqi. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka...

PDK-ja kritikon qeverisjen në Prizren për mungesën e bibliotekës

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë së mërkurës në Prizren ka kritikuar qeverisjen aktuale pasi që ka dështuar projekti i bibliotekës në këtë...

Shqipëri: Dy vëllezër ‘rrihen’ me rripa të pantallonave në emision

Degjeneron me ofendime dhe goditje me rripa, debati mes dy vëllezërve të ftuar në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” . Eduardi...

Ronaldo flet pas rekordeve dhe golave në fitoren e Portugalisë kundër Hungarisë

Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur që e ka ndihmuar Portugalinë ta nisë Kampionatin Evropian 2020 me fitore, duke e mundur 3:0 Hungarinë të...

Një grua ndërron jetë në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se kreu vetëvrasje

Dyshohet se një grua, në rrugën “Janina” në Prizren, i ka dhënë fund jetës së saj, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:00, raporton Gazeta...

SBASHK dërgon 452 punëtorë të arsimit për pushime në bregdetin shqiptar

Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se po vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër...

Veteranët vendosin shkronjat UÇK në një fshat të Malishevës

Veteranët e UÇK-së në shenjë nderimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, kana vendosur shkronjat UÇK në fshatin Ngucat të Malishevës. Kryetari i komunës...

NISMA zyrtarizon kandidatin për të parin e Prizrenit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë të kryesisë qendrore sot kanë qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku janë takuar me strukturën e...

Gazeta Franceze në vitin 1904: Letërsia turke ka pësuar humbje të madhe me vdekjen e Sami Frashërit

Nga Aurenc Bebja “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 26 qershorit 1904, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vdekjen e...

Horoskopi i të martës/ Shenjat që do të kenë frymëzim të shkëlqyer dhe intuita të denja për një detektiv!

Dashi Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin....

Prizren, 64-vjeçari që u gjet i vdekur në motel dyshohet se ka përdorur viagra, ishte shoqëruar nga një 68-vjeçare

64-vjeçari që u gjet i vdekur në motel dyshohet se ka përdorur viagra, ishte shoqëruar nga një 68-vjeçare Në momentin kur emergjenca ka arritur në...

Lajmet e Fundit