Kuvendi miratoi anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Me 70 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës miratoi anëtarët e Komisionit për dhënien e provimit të  Jurisprudencës.  

Emrat e rinj të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës të miratuar në Kuvend janë: Albert Zogaj, Drita Rexhaj,Valbona Dishaj-Haxhosaj, Afrim Shala, Zenel Leku, Edijesa Zahiri, Halide Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Lazic.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit i reagoi opozitës pas skuzave që mori për emrat e propozuar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Haxhiu tha se nuk mund të ua bëj qejfin deputetëve të opozitës për të propozuar emrat që duan ata e që e kanë denigruar sistemin e drejtësisë.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa reagoi pas deklaratës së ministres Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk propozon emra në Komisionin e Dhënies së Provimit të Jurisprudencës që i shërbejnë opozitës.

Beqaj tha se dikur Haxhiu kur ishte në funksion të kryetares së Komisionit për Legjislacion kishte kritikuar idenë e personave që mbajnë dy e më shumë poste, e sot sipas tij, Haxhiu po e bën të njëjtën gjë. /Telegrafi/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit