32 vjeçarja ukrainase mashtron anglezin 52 vjeçar, i vjedh 200 mijë dollar

Një 52 vjeçar britanik u fejua me një grua të re ukrainase, duke menduar se po ndërtonte një jetë të re, por rezultoi se kishte bërë gabimin më të madh të jetës.

32 vjeçarja nga Ukraina e mashtroi atë duke i vjedhur 250 mijë dollarë, informon BBC.

 

 

52 vjeçari ishte dashuruar me ukrainasen, ata ishin njohur nëpërmjet rrjetit social “Viber” në Ukrainë.

Kur filluan të bënin takimet e para dhe pasi vendosën të jenë çift 52 vjeçari, i kërkoi gruas ukrainase të jetonin bashkë në Britani, pasi atje ai kishte shtëpinë dhe punën.

Por çështjet burokrtatike e bënë të “pamundur”, që gruaja nga Ukraina, Irina, të shpërngulej në Britani.

Si rezultat James, vendosi të shpërngulet në Ukrainë. Muajt kalonin dhe çifti dukej më se i dashuruar. James e propozoi për martesë Irinën. Ata bën një martesë, e cila më pas rezultoi se ishte false.

Irina i vodhi  burrit 250 mijë dollarë,  duke bindur 52 vjeçarin të blejë një apartament, i cili në realitet kushtonte shumë herë më pak se sa shuma që James transferoi në llogarinë bankare që Irina i kishte dhënë.

Kur James e kuptoi mashtrimin, ishte tepër vonë, pavarësisht përpjekjeve për të rimarrë paratë e humbura, James nuk ia doli.

“Unë kisha të gjitha dokumentet bankare për transfertat dhe mesazhet Viber midis nesh”, thotë 52 vjeçari.

“Isha i sigurt se çështja  do të zgjidhej. Pse duhet ta besoja atë, jam treguar idiot”.

Irina u mor në pyetje nga policia, por pavarësisht nga dokumentet e James, asnjë akuzë nuk është ngritur kundër saj.

Progresi i vetëm ka qenë, se pasi martesa e tyre u shpall false, ai u emërua pronari i vetëm i apartamentit prej 63,000 dollarësh. Ai po e mban apartamentin me shpresën se vlera e tij do të rritet pasi të mbarojë pandemia e Covid-19.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit