5.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

72 vjeçari i infektuar për 10 muaj rresht, 42 herë doli pozitiv për COVID-19

Sikurse shumica e njerëzve, Dave Smith, u infektua me koronavirus në fillimin e valës së parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020.

Por, infektimi me virus për Smith nuk përfundoj brenda dy javëve sikur shumica e njerëzve.

Simptomat e tij zgjatën më shumë se 290 ditë, ose gati 10 muaj. Gjatë asaj periudhe, Smith, 72 vjeç, nga Bristol, pati 42 teste pozitive dhe u shtrua në spital shtatë herë.

Sa herë që ndihesha keq, bëhesha vërtet keq isha në prag të vdekjes. Gruaja ime fillonte të organizonte përgatitjet e funeralit, këtë e ka bërë pesë herë”, tha ai.

Në një intervistë në të cilën rrëfeu përvojën e tij tronditëse dhe të rrallë, ai tregoi se kishte marrë kimioterapi për të trajtuar leukeminë në vitin 2019 dhe sapo ishte diagnostifikuar me kancer u infektua edhe me koronavirus në mars të vitit 2020.

Unë nuk kisha aspak energji dhe humba nuhatjen, e cila ende nuk më është kthyer, por nuk bëra test për COVID-19 deri në prill, kur më çuan në spital sepse kisha një infeksion në gjoks”, tha Smith.

Ai u dërgua në shtëpi pasi mori një varg antibiotikësh, por përsëri ndihej keq dhe i paaftë të dilte nga shtëpia, derisa u shërua në korrik.

Kur doli përsëri pozitiv për COVID-19, supozimi fillestar ishte se ai ishte riinfektuar, por renditja gjenetike e virusit sugjeroi se ishte i njëjti infeksion. Shëndeti i tij u përmirësua, pastaj u përkeqësua në mënyrë të paparashikueshme.

Me pas mjekët vendosën ta provonin terapinë me antitrupa Regeneron. Shëndeti i Smith nuk u përmirësua menjëherë, por ai u ndie më i fortë gjatë javëve në vijim. 45 ditë pas marrjes së ilaçit,

Smith rezultoi negativ për COVID-19.

“Unë kurrë nuk do të jem 100% i shëndetshëm sepse COVID-19 ka shkatërruar mushkëritë e mia, kështu që kam probleme me frymëmarrjen”, tha ai.

Ky ka qenë infeksioni aktiv më i gjatë i COVID-19 i regjistruar deri më tani.

Më Shumë

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Lajmet e Fundit