12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

“Hidroregjioni Jugor” në Prizren: Mos e keqpërdorni ujin !

Kompania e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë thirrje që uji të shfrytëzohet nga konsumatorët vetëm për nevoja higjieno-sanitare.

“Me rritjen e temperaturave ka filluar që të rritet edhe keqpërdorimi i ujit të pijshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë

“K.R.U. ‘Hidroregjioni jugor’ me njësitë punuese: Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash u bën thirrje të gjithë konsumatorëve, të cilët furnizohen nga shërbimet tona, që uji të shfrytëzohet në mënyrë sa më racionale dhe ekskluzivisht për nevoja higjieno-sanitare e në asnjë mënyrë për destinime tjera, sepse me rritjen e temperaturës ka filluar që të rritet edhe keqpërdorimi i ujit të pijshëm dhe rrezikohemi që të aplikojmë reduktimet për furnizim të ujit të pijshëm”.

“Ju bëjmë me dije se në qoftë se vazhdon ky trend i konsumit të ujit të pijshëm pa kritere, si për ujitje dhe destinime tjera, atëherë jemi të detyruar të aplikojmë reduktime edhe më të ashpra se këto të cilat po i publikojmë sot”./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit