25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

LDK: Qeveria e Prizrenit ka dështuar

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren vlerëson se qeveria komunale ka dështuar në katër vitet e fundit.

Sipas këtij subjekti politik, qeveria komunale e Prizrenit, e udhëhequr nga kryetari Mytaher Haskuka, nuk ka realizuar asnjë projekt madhor.

Qeveria komunale në Prizren, përgjatë katër viteve të drejtimit të komunës, përveç që nuk ka arritur të realizoi asnjë projekt madhor, nuk ia ka dal as të ofrojë shërbime minimale administrative qytetarëve”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.

Shigjetat e kritikës i ka drejtuar sidomos kundër Drejtorisë së Kadastrës dhe Gjeodezisë.

“Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë, ka dështuar plotësisht në përmbushjen e përgjegjësive që bien në domenin e saj. Drejtuesja e këtij dikasteri të rëndësishëm, si të ishte turiste, vetëm herë pas here është në Prizren, prandaj me të drejtë qytetarët vijnë e ankohen përditë duke shtruar pyetjen legjitime; si mund të jetë efikas një drejtor që banon në Prishtinë e punon si me korrespodencë këtu?”.

”Komuna e Prizrenit, pas kryeqytetit, është e dyta qendër në Kosovë dhe nuk ka merituar të qeveriset me udhëheqës që as nuk e njohin Prizrenin dhe specifikat e komunës”.

“Dikasteri i Gjeodezisë dhe Kadastrës llogaritet të jetë ndër më të rëndësishmit, që nëse do të punohej, do të mund tu jepte zgjidhje shumë çështjeve e projekteve që kanë mbetur peng i neglizhencës dhe jo seriozitetit, e për më tepër edhe i arrogancës së të parës së kësaj drejtorie”.

“Koha llogaritet ndër asetet më të çmueshme për secilin njeri, prandaj askush nuk do të duhej lënë të priste me ditë e javë të tëra derisa drejtoresha të vendosë me u shfaqë në zyre për të përmbushur përgjegjësit e veta”.

“Shumë mirë që kohës së kësaj qeverisje të keqe po i vie fundi dhe po afron dita kur qytetarët e Prizrenit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë, fuqishëm do ti ndëshkojnë abuzimet e shumta, dështimet, nepotizmin, keqmenaxhimin e parave publike, neglizhencën, joprofesionalizmin dhe arrogancën e skajshme të tyre”.

Më Shumë

Rahoveci e bën hapin e parë drejt finales

KH Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Trepçën...

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari...

Lajmet e Fundit