Krushë e Vogël:Gjuan me armë për të festuar, policia i shkon në shtëpi

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar një armë automatike dhe dy karikatorë të zbrazët në fshatin Krushë të Vogël .

Armët janë sekuestruar nga i dyshuari F.H. i cili kishte shkrepur disa herë në ajër me arsyen se po fejon djemtë e tij.

Me datë 27 qershor 2021, policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. H, i lindur në vitin 1979, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte fejuar djemtë e tij”, thuhet në  njoftimin e policisë.

Policia tutje ju ka bërë thirrje qytetarëve që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit