10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit mban dëgjim publik për rregullimin e hapësirave për parkim

Në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, nën kryesimin e drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Beni Kizolli, është mbajtur dëgjimi publik për “Draft-rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për parkim dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt, organizimin e vendparkingjeve me ppp, si dhe organizimin e vendparkingjeve private në Komunën e Prizrenit”.

Gjatë këtij dëgjimi, drejtori Kizolli ka njoftuar se qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i zonave të hapësirave për parkim, kushtet dhe mënyrat për shfrytëzimin e këtyre hapësirave, mënyra e pagesës dhe çmimit për shfrytëzimin e tyre, mënyrës së shfrytëzimit dhe mbikëqyrjes për parkimin e automjeteve si dhe të biçikletave në territorin e Komunës së Prizrenit.

Në kuadër të llojeve të parkingjeve, drejtori Kizolli ka theksuar se janë paraparë hapësirat publike për parkim të përhershëm, hapësirat publike për parkim të përkohshëm, vendparkimet publiko-private, që janë garazhet nëntokësore ose mbitokësore dhe vendparkingjet private, të cilët duhet të plotësojnë kushte të ndryshme të parapara në këtë rregullore.

“Po ashtu në kuadër të kësaj rregulloreje e kemi bërë ndarjen e zonave, ku është përfshirë i gjithë territori i komunës së Prizrenit në tre zona, e para që përfshin Zonën e Qendrës Historike, e dyta që përfshin Zonën Urbane dhe e treta që përfshin Zonën ndër-urbane”, ka thënë Kizolli, i cili ka njoftuar se në draft-rregullore janë përfshirë edhe llojet e mjeteve që mund t’i shfrytëzojnë këto hapësira publike, duke filluar nga biçikletat e deri tek rimorkiot.

Më Shumë

Lajmet e Fundit