Rivarroset në Malishevë 56-vjeçarja e cila ishte zhdukur që nga lufta

Sot në varrezat e fshatit Bubavec të Komunës së Malishevës, është rivarrosur Magbulle Morina e cila ishte zhdukur në kohën e periudhës së luftës më 5 maj të vitit 1999.

Trupat serbe kishin zhdukur trupin e saj në varrezat myslimane në Mitrovicë ndërsa identifikimi është bërë përmes ADN-së nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Morina kishte lindur në vitin 1943.

Nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se përveç familjarëve, në ceremoninë varrimit kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, Kushtrim Gara nga zyra e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Bajram Çerkini nga shoqata e të pagjeturve të Kosovës, si dhe zyrtarët nga dega në Malishevë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, dhe qytetarë të tjerë.

Në Komunën e Malishevës, të zhdukur që nga lufta e fundit, janë edhe 40 persona

Më Shumë

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Lajmet e Fundit