Osmani: LDK nuk merret me letrën e Haradinajt

VjosaOsmani-LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e ka ndërmend të merret me letrën e hapur që sot gjatë ditës lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka dërguar prokurorit të shtetit, Ismet Kabashi.

Siç dihet tashmë, Haradinaj, beson se iu ka bërë e padrejtë kur është akuzuar se “ka gisht” në vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas luftës, sikurse edhe karshi akuzave për haraq.

Nëpërmjet një letre të gjatë, ai ka kërkuar nga Prokurori që t’i trajtojë sa më shpejtë që të jetë e mundur të gjitha rastet kur është atakuar, në mënyrë që të “zbardhet e vërteta”.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar për Indeksonline se kjo parti nuk merret me letrën e Haradinajt, ngase, secili komentim i kësaj çështje, sipas saj, do të ishte përfshirje në punët e Prokurorisë.

“Është çështje e Prokurorisë, dhe në asnjë mënyrë në nuk duam të ndërhyjmë. Secila deklaratë e imja apo e zyrtarëve të tjerë politik mund të cilësohet si ndërhyrje politike në punën e Prokurorisë”, tha Osmani.

Sipas saj Prokuroria duhet të bëjë punën e vet dhe nëse ka arsye për hetim ata do t’a bëjnë.

“Nëse Prokuroria ka arsye për hetim ata mesiguri se do të bëjnë punën e tyre. Nuk na takon neve të përzihem në punë të drejtësisë”, deklaroi ajo.

Para disa ditëve Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherit edhe kryetari i ri i Komunës së Pejës, pati akuzuar partinë e Haradinajt për vrasjet e pasluftës në Rrafshin e Dukagjinit.

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit