Përleshje mes familjarëve në Prizren, 19-vjeçari dyshohet se theri me thikë kuzhine axhën dhe kushëririn e tij

Një përleshje mes disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Ramadan Zaskoci”, në Prizren.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, dy vëllezër kanë mbetur të therur me thikë.

Gazeta Sinjali merr vesh se në këtë rast janë të përfshirë: Sh. K. (51 vjeçar), djali i tij D. K. (28-vjeçar) dhe Z.K. (43-vjeçar), si dhe djali i tij, L.K.(22-vjeçar).

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Prizren i ka thënë se të dyshuarit ishin fjalosur mes vete për motive të ulëta mes familjeve.

Rrahja e tyre kishte filluar me grushte dhe shqelma, derisa L.K. me një thikë kuzhine dyshohet se ka goditur axhën e tij,  dhe djalin e axhës së tij, duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Nga kjo përleshje, lëndime trupore përveç katër të lartcekurve, kanë pësuar edhe A.K. (18-vjeçare) dhe G.K. (12-vjeçare), vajzat e Z. K.

Policia ka arrestuar katër të dyshuarit për këtë rast, dy prej të cilëve, Shadini dhe djali i tij, Ditmiri, janë duke u trajtuar ende në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sinjali merr vesh se të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe se janë në mbikëqyrjen 24-orëshe të policisë.

Ky burim i ka thënë gazetës se prokurorja e rastit ka urdhëruar që katër të dyshuarit të ndalohen për 48 orë, derisa thika e kuzhinës e cila dyshohet se është përdorur nga 19-vjeçari, është konfiskuar si provë materiale.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Lajmet e Fundit