Marrëveshje për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren.

Me këtë rast kryetari Haskuka ka deklaruar se pas përurimit të hapësirave të reja të Qendrës Kulturore Rinore në lagjen Ortakoll, tani po arrihet marrëveshja për ndërtimin e kësaj qendre, që së bashku me Qendrën Kulturore Boshnjake, do të shërbejnë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturo-artistike.

“Prizreni është kryeqendër e kulturës, ndërkaq këto objekte do të shërbejnë pasurimin e kësaj kulture për të gjihë qytetarët e komunës sonë”, tha kryetari Haskuka.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit