13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Spitali i Prizrenit pa asnjë pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në katër spitale të përgjithshme, aktualisht nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë nga Covid-19.

Ndërkaq, ShSKUK ka njoftuar se në tre spitalet e tjera rajonale dhe në klinikat Covid të QKUK-s, janë duke u trajtuar 77 pacientë nga koronavirusi.

“Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në  tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në  tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32  me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 17  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-covid  në Klinikën Infektive

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15  pacientë

7  të konfirmuar pozitivë

5 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Më Shumë

`Hasi Jehon` bashkon në Gjonaj trashëgiminë folklorike shqiptare

Më 1, 2 dhe 3 maj,në Gjonaj të Hasit, do të mbahet festivali "Hasi Jehon". Ky aktivitet tradicional mbledh ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe nga...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit