Policia gjen disa lloje të drogave në Prizren, prangoset një 23 vjeçar

Informacionet dhe dyshimet se në një shtëpi në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prizren, ka substanca narkotike, nxitën Prokurorinë Themelore në Prizren që në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Anti-drogës, të organizojë një bastisje.

Një burim brenda kësaj prokurorie  ka thënë  se batisja është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, gjatë orëve të mbrëmjes.

Ky burim ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në këtë shtëpi, janë gjetur substanca narkotike të llojeve të ndryshme, si: speed, kokainë, marihuanë dhe ekstazi.

Sinjali mëson se në prangat e policisë për këtë rast ka përfunduar 23-vjeçari me inicialet B.H./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Lajmet e Fundit