“Messi kurrë nuk do të bëhet si Maradona”

Pavarësisht se Lionel Messi së fundi e fitoi Kupën e Amerikës, titulli i tij i parë i madh me këtë kombëtare, fituesi i Kupës së Botës në vitin 1978 me Argjentinën, Mario Kempes, është i bindur se sulmuesi 34-vjeçar nuk duhet të krahasohet me Diego Maradonan.

Gjatë disa viteve të fundit është ndezur një debat nëse Messi ka arritur të bëhet një lojtar dhe udhëheqës më i mirë se bashkatdhetari i tij dhe legjenda e Argjentinës Maradona.

“Për Messin, fatkeqësia është se ai shihet si pasues i Diego Maradonas,” tha Kempes për “ESPN”.

“Dhe ai e ka shumë të vështirë të zbeh imazhin e Diegos, me idhujtarinë që ai ka marrë në të gjithë botën.

”“Nëse Messi dëshiron të jetë më i mirë se Maradona, ai nuk do ta arrijë kurrë atë edhe nëse i fiton katër Kupa Bote me radhë. Ai ende nuk e ka fituar Kupën e Botës. Pavarësisht se sa tituj fiton ose çfarë fiton, asnjëherë nuk mund të krahasohet me atë që bëri Diego.”, ka thënë në fund Kempes.

Më Shumë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit