8.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Totaj thotë se Haskuka po shfaqet i trembur

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj thotë se kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, për shkak të zgjedhjeve, po shfaqet i trembur .

Sipas tij, Haskuka e ka marrë në qafë Prizrenin.

“I trembur nga ofrimi i zgjedhjeve dhe nga kritikat pe?r dështim, kryetari Haskuka paska kritikuar kuvendarët e opozitës dhe si zakonisht ka provuar t’i fajësojë të tjerët”, shkruan Totaj në Facebook.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpërthyer me akuza në drejtim të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Si kanë fytyrë këta të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të flasin për Prizrenin”, ka thënë Haskuka, shkrun “PrizrenPress”

Ndërkaq, Totaj thotë se Haskuka nuk e ka pasur as mbështetjen e partisë së tij, Vetëvendosje.

“Dështaku Mytë, që tashmë publikisht nuk e ka as përkrahjen e partisë së tij, Vetëvendosje, paska menduar ta ketë përkrahjen e opozitës, të cilën nuk e ka vlerësuar”.

“Për katër vjet, sa e mori në qafë Prizrenin me dështimet e vazhdueshme, ky nuk e ka mësuar as rolin e opozitës”.

“Pa e ditur rëndësinë e saj, e të numrave në Kuvendin Komunal, Myta u tregua mosmirënjohës kur e prishi koalicionin me partnerët e tij, LDK-në e NISMEN, që e ndihmuan ta realizojë të pabesueshmen, për t’u ulur në karrigen e kryetarit”, shkruan ai.

Totaj shprehet se Haskuka, postin e kryetarit të Komunës nuk e ka pasur hallall.

“Postit haram i erdhi fundi”.

Totaj fton qytetarët që në tetor me votë t’i japin fund qeverisjes së Haskukës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro/ Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të E.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Lajmet e Fundit