Malishevë, e mbyt me armë zjarri qenin e fqinjit pasi ia kafshoi djalin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në Malishevë pasi që qeni i njërit të dyshuar ka kafshuar djalin e dyshuarit tjetër, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri qenin duke e mbytur.

Sipas Policisë, është kontrolluar shtëpia njërit te dyshuar me ç‘rast janë gjetur dhe konfiskuar një arme me dy karikator me 29 fishek dhe një arme gjuetie, dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit