Urimi i Vetëvendosjes në Prizren për festën e Kurban Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Kurban Bajramin!

“Kurban Bajrami si festë sublimon përpjekjen dhe sakrificën vetmohuese për ideale të larta të përbashkëta e në shërbim të komunitetit, kombit e njerëzimit”, thuhet në urimin e VV-së në Prizren.

“Me solidaritetin dhe dashurinë në qendër kjo ditë na bënë thirrje për më shumë barazi e drejtësi, më shumë dinjitet e mirëqenie, më shumë bashkëndjenjë e bashkëveprim me secilin e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë”.

“Në frymën e kësaj dite, besimtarëve myslimanë dhe familjeve të tyre u urojmë shëndet e mbarësi”.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit