Situatë kritike nga zjarri në Karaburun, arrijnë 40 ushtarë

Vijon të jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fiken e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum zjarri është aktivizuar serish.

Kërkohet ndërhyrja me forca më të shumta pasi është e pamundur të fiket me mjete rrethanore ky zjarr.

Sipas prefekturës së Vlorës, sot mbërriti në ndihmë ushtria. Ndërkohë terreni i vështirë për të shkuar në mal e bën edhe më te vështirë fikjen e zjarrit. Ndërkohë që punonjësit e ADZM kanë ngelur pa ujë te pijshëm dhe janë te detyruar te zbresin nga mali dhe për te zbritur duhen të paktën dy orë.

Rreth orës 8:30 mësohet se kanë mbërritur 40 ushtarë nga Poshnja e Beratit dhe nga Pashalimani për të ndihmuar në fikjen e zjarrit. Situata vijon të jetë kritike.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit