Aksident i rëndë në aksin rrugor Malishevë-Arllat, vdes një person e lëndohen dy të tjerë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën Malishevë-Arllat.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për viktimën B.G., rreth 74-vjeç.

“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrëfiksat dhe Emergjenca mjekësorë. Sipas mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, ka konfirmuar policia.

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit