3.5 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Paraburgim për 6 të dyshuarit për rrahjen me shishe e karrige në lokalin e Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur masën e paraburgimit ndaj 6 të dyshuarve për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas Gjykatës “të pandehurit M.H., Sh.H., E.A., D.D., D.K., dhe M.Xh., me dashje i sulmojnë të dëmtuarit në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes së atë çastshme në mes të pandehurve dhe të dëmtuarve, të njëjtit fillimisht fjalosen në mes vete, më pas të pandehurit i sulmojnë të dëmtuarit duke i goditur me grushte, karrige dhe shishe të xhamit – mjete këto të rrezikshme dhe që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore, me ç ‘rast si rezultat i goditjeve të dëmtuarit pësojnë lëndime të rënda trupore sipas raporteve mjekësore.”

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 04.08.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 03.09.2021, ndaj të pandehurve, M.H., Sh.H., E.A., D.D., D.K., dhe M.Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: lëndimi i rëndë trupor, nga neni 186 par. 3 nën par. 3.1. lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj 6 (gjashtë) të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë foto dokumentacioni dhe video-incizimi nga vendi i ngjarjes të natës kritike, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Me datë 1 gusht në orët e mesnatës në Prizren, të pandehurit M.H., Sh.H., E.A., D.D., D.K., dhe M.Xh., me dashje i sulmojnë të dëmtuarit në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes së atë çastshme në mes të pandehurve dhe të dëmtuarve, të njëjtit fillimisht fjalosen në mes vete, më pas të pandehurit i sulmojnë të dëmtuarit duke i goditur me grushte, karrige dhe shishe të xhamit – mjete këto të rrezikshme dhe që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore, me ç ‘rast si rezultat i goditjeve të dëmtuarit pësojnë lëndime të rënda trupore sipas raporteve mjekësore.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar i dënuar me mbi dy vjet burg për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar dhe të dënuar me mbi dy vjet burg efektiv për veprën penale “Grabitje” në Prizren. Sipas...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit