14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Qeveria e rikthen vendosjen e maskës

Qeveria e Kosovës me vendimin e fundit për parandalimin e rasteve të reja me Covid-19, ka vendosur ta rikthejë mbajtjen e maskës.

Në vendimin e Qeverisë thuhet se bartja e maskës është e obligueshme, përjashto rastet kur ecni vetë në ambient të jashtëm, kur vraponi.

Vendimi i Qeverisë për bartjen e maskës:

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;

Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona.

Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes.

Në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta.

Më Shumë

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit