10.5 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Shahini: Vendimet e Qeverisë pa një analizë të drejtë, po dëmtohen bizneset

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) Agim Shahini tha se vendimet e Qeverisë që kanë të bëjnë me masat e fundit janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe janë marrë pa një analizë të mirë.

Ai në një deklaratë për Ekonominë Online tha se këto masa po u shkaktojnë dëme bizneseve.

“Po nga e kaluara na ka tregu që qeveria ka marrë vendime shpesh vendime kundërthënëse njëra me tjetrën, kjo sepse para disa jave mori një vendim pa analizë të mirë dhe hapi tërë ekonominë pa asnjë kusht e pa llogaritur që diaspora jonë po vjen”, tha Shahini.

“Pa vaksinim, njerëz të papërgjegjshëm për mbajtjen e distancës e që kjo krijoj një numër të madh të infektuarve duke shtyrë qeverinë të marrë masa të reja kufizuese që mendoj se e kanë qëllimin humbjen e ekonomisë, dhe shëndetit. Qeveria e vendit nuk duhet marrë vendime të shpejta dhe të pamenduara mirë”.

Tutje kryetari i AKB-së i rekomandon Qeverinë që të mos vije deri të një mbyllje e serishme, pasi pasojat në ekonomi do të jenë të mëdha dhe kompensimi do të jetë si në të kaluarën pa fonde të mjaftueshme.

“Në shumë vende të botës për shkak të pandemisë vazhdojnë masat, por vazhdojnë edhe ndihmat dhe mbështetja”.

“Këtu tek ne e shohim që nëse vjen deri te një mbyllje e re, çka e rekomandoj Qeverinë që të mos ta bëjë pasi kemi parë tek e kaluara që nuk kanë fonde të kompensimit dhe mbyllja e ekonomisë në të kaluarën ka kushtuar mbi 200 milionë euro humbje. Por ne duhet të përgatitemi të jetojmë me Covid dhe të bëjmë vaksinimin”, përfundoi Shahini./EO

Më Shumë

Totaj: Hasjanët dhe furraxhitë janë krenaria e Prizrenit – me punë dhe dinjitet do t’i japim përgjigjen më të mirë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas një deklarate përçmuese që, sipas tij, është bërë nga një ish-partner koalicioni, duke vlerësuar...

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit