Joshua: Usyku do të shijon humbjen e parë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se do të zbrazë gjithë arsenalin dhe fuqinë e tij në duelin e 25 shtatorit ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, sfidë e vlefshme për titujt kampionë bote në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF).

Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, në Londër. Joshua synon t’i shkaktojë Usykut humbjen e parë në karrierë.

“Dueloj për të mbrojtur titujt kampionë bote dhe nuk kam ndërmend t’i lëshoj ato. Usyk nuk ka asnjë shans të fitojë dhe në ring do të provojë forcën time, fuqinë e grushteve të mia. Po përgatitem mirë për këtë sfidë”, ka deklaruar Joshua.

Usyk, ish-kampion bote në peshën “cruiserweight”, synon titujt kampionë edhe në peshën e rëndë. “Ai nuk grushton mjaftueshëm fort për këtë Divizion, ku gjithçka është ndryshe. Unë nuk nënvlerësoj askënd, por nuk kam frikë nga askush. Usyk do të provojë dhimbjen e humbjes së parë”, ka deklaruar Joshua

Më Shumë

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Lajmet e Fundit