E kryer, Allegri e konfirmon largimin e Cristiano Ronaldos

Tashmë është e konfirmuar edhe zyrtarisht nga ana e trajnerit, Massimiliano Allegri – Cristiano Ronaldo i ka ditët e numëruara te Juve.

Sipas Allegrit, CR7 ka kërkuar largimin dhe kjo është arsyeja që ai nuk është stërvitur sot me skuadrën dhe nuk do të luajë me Empolin këtë vikend.

Raportohet se CR7 do të rikthehet në Angli, në Mançester, por jo te United – ai pritet të transferohet te Manchester City, raporton Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo më ka treguar dje se dëshiron të largohet menjëherë. Është e vërtet dhe e konfirmuar. Për këtë ai nuk ishte në stërvitje sot dhe s’do të jetë as për ndeshjen me Empolin”, u shpreh Allegri.

Ai nuk foli për ekipin e mundshëm të CR7, duke thënë: “Nuk jam i zemëruar me të. Ai po kërkon klub të ri, kështu është jeta“.

CR7 do të largohet pas tri sezoneve në Serie A me Juventusin.

Ai ka bërë 134 paraqitje, ka shënuar 101 gola dhe ka fituar 5 trofe, përfshirë dy herë Serinë A. /Gazeta Express/

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit