Prizren, 663 maturantë iu nënshtruan Provimit të Maturës

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, vizituan shkollën “Abdyl Frashëri”, për ta përcjellë nga afër mbarëvajtjen e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2021, i cili u mbajt në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

“Në komunën tonë, provimi i Maturës Shtetërore u organizua në 6 shkolla të qytetit duke përfshirë 663 maturantë, ku nga ata 567 ishin të komunitetit shqiptar, 82 të komunitetit boshnjak si dhe 14 komunitetit turk”, tha Haskuka.

“Duke marrë parasysh situatën e pandemisë, në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), provimi i maturës është organizuar në atë mënyrë, që të ketë numër sa më të vogël të kandidatëve brenda një qendre të testimit dhe brenda klasave të testimit, ku numri maksimal i nxënësve në një klasë është 15”.

“Gjithashtu, është siguruar prezenca e ekipit të Emergjencës dhe Shërbimit Policor të Kosovës, të cilët janë në gatishmëri për çdo eventualitet ose në rast të ndonjë nevoje eventuale gjatë mbajtjes së testit”.

“Ndërkaq, komisionet e përcaktuara nga MASHTI si dhe DKA-ja, të cilët po monitoronin procesin e testimit, na njoftuan se çdo gjë është duke shkuar sipas planifikimit dhe nuk ka asnjë parregullsi”.

“Uroj të kenë sukses nga ky testim të gjithë maturantët që u testuan sot dhe shpresoj që rezultatet të jenë sa më të mira”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit