Vërmicë/ Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me emigrantë’

 

Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 31.08.2021 rreth orës 09:00, në realizimit të Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje të një automjeti i cili ka ngjallur dyshime për patrullën policore.

“Vëzhgimi i veturës nga polica ka vazhduar dhe më pas janë vërejtur gjashtë persona që kanë zbritur nga mali dhe kanë shkuar tek vetura e cila i priste. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kështu janë ndaluar drejtuesi i automjetit dhe personat që kishin zbritur nga mali në mes fshatrave Vërmicë dhe Shkozë.

Gjatë identifikimit të personave, vërehet se gjashtë nga personat e ndaluar ishin shtetas të huaj-emigrantë, kurse drejtuesi i automjetit ishte: A.J., shtetas kosovar, i cili pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Kurse me emigrantët, procedurat me ta, merren njësitet përkatëse policore”, thuhet në njoftim. / PrizrenPress.com

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit