10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Prizreni kalon në gjysmëfinale

KB Peja ka mposhtur Prishtinën me rezultat 83:76. Me këtë fitore pejanët kalojnë në gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës në Basketboll.

Peja e startoi mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 23:14, mirëpo prishtinasit u kthyen fuqishëm në çerekun e dytë dhe të fundit për t’ia sjell ndeshjes një përfundim dramatik.

Qollaku i Pejës e përfundoi ndeshjen me 18 pikë – më së shumti në skuadrën e tij, kurse pikë të njejta kishte edhe Mithcell nga radhët e Prishtinës, mirëpo këta të fundit i kishin vetëm tre lojtar përfshirë Mitchell të cilët e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore.

Nga ana tjetër, pejanët i kishin katër lojtarë me pikë dyshifrore duke përfshirë edhe Qollaku. Dardan Berisha me 17 pikë, Erdem me 16 dhe Sirko me 14, njofton Klankosova.tv

Paraqitje të mirë pati edhe Lis Shoshi i cili e përfundoi ndeshjen me 9 pikë e 10 kërcime.

Në të njëjtën ditë, u përballen edhe Prizreni me Dritën, ku fitore korrën prizrenasit me rezultat 106:69.

Më meritorët për fitoren e Prizrenit ishin Koljeviq me 19 pikë, Hajdari me 17, Fells me 17, Johnson me 15 dhe Krasniqi me 12.

Lojë të mirë nga radhët e Dritës pati edhe Ibrahimi i cili përfundoi ndeshjen me 20 pikë, mirëpo këto nuk ishin të mjaftueshme që ta nxjerrin skuadrën nga Gjilani nga humbja e thellë.

Me këtë fitore, Peja do të përballet me Prizrenin të premten.

Të enjten do të ndeshen Bashkimi me Yllin dhe Rahoveci me Trepçën, ku pastaj do të mësohen edhe dy gjysmëfinalistë të tjerë.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit