11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superkupë

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet tjera në çerekfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll, që po organizohet në Prishtinë nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Takim shumë interesant pritet ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, skuadra që synojnë trofeun e çmuar. Si Vreshtarët, ashtu edhe mitrovicasit kanë bërë shumë ndryshime dhe hyjnë me synime të mëdha në këtë edicion.

Sfida tjetër është mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit edicionin e kaluar fituan titullin në Kosovë dhe Ligën Unike, ndërsa prizrenasit shpresojnë në një edicion sa më të suksesshëm.

Takimet do të zhvillohen pa shikues, për shkak të masave të reja anti-Covid 19. Ndeshjet transmetohen në Artmotion dhe Kujtesa.

Orari

2 Shtator/Grupi B-C
Rahoveci – Trepça 16:00
Golden Eagle Ylli – Bashkimi 19:00

3 Shtator
Gjysmëfinalja e I Prizreni 16-Peja 16:00
Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C) 19:00

4 Shtator/Pushim
5 Shtator/Finalja 17:00

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Lajmet e Fundit