9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

BQK: Emigrantët për gjashtë muaj dërguan 552 milionë euro në Kosovë

Emigrantët që jetojnë dhe punojnë nëpër shtetet në ndryshme të botës brenda gjashtë muajve të këtij viti kanë dërguar 552 milionë euro në Kosovë. Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Emigrantët e Kosovës pavarësisht pandemisë COVID-19, ka vazhduar të dërgojë para në vendlindjen e tyre.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se gjatë gjashtë mujorit të vitit 2021, diaspora ka dërguar 117.5 milionë euro më shumë sesa viti 2020.

Për këtë periudhë, në Kosovë u sollën 552 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 434.5 milionë euro.

Vlera më e lartë brenda tremujorit e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 113.3 milionë euro.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Nga Gjermania kanë ardhur 39.5 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 17.3 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7 për qind.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 340.3 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

Ndërsa, Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar 12.6 miliardë euro.

Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është 18.5 për qind.

Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro dhe 2020 – 1.8 miliard euro.

Për sa i përket ardhjes së emigrantëve, për dy javët e para të muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Kosovë kanë ateruar 738 aeroplanë me gjithsej 216 mijë e 758 persona.

Ndërsa, gjatë tërë muajit korrik ishin realizuar 1,327 fluturime me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.

Qytetarët e Kosovës kryesisht jetojnë në numër më të madh në Gjermani dhe Zvicër dhe remitancat kryesisht, sipas të dhënave të BQK-së, dërgohen nga këto vende.

Më Shumë

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë. Në këtë...

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të...

Lajmet e Fundit