Aksident në fshatin Zhur, katër persona mbesin të lënduar

Një aksident ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit, ku si pasojë janë lënduar katër persona, raporton PrizrenPress

Sipas informatave nga Policia e Kosovës, aksidenti raportohet të ketë ndodhur të enjtën në mbrëmje, rreth orës 19:30, ku i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia dhe duke marr veprim të pasigurt për kthim në të majtë është goditur nga automjeti tjetër të cilin e drejtonte viktima mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidenti lëndime trupor e kanë pësuar katër viktima tri femra dhe një mashkull kosovarë ku njëra nga pasagjeret ka pësuar lëndime të rënda – frakturë dhe është ndalur për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit janë liruar për në shtëpi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit