5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Analistët: Krasniqi –Limaj, ndarja e pashmangshme me PDK-në

Krasniqi-Limaj-ThaciMiqësia shumë e mirë, lufta e përbashkët për liri, formimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk janë arsye të mjaftueshme që ish sekretari i PDK, Jakup Krasniqi, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Fatmir Limaj, ish nënkryetar i PDK-së, që ta ndalojnë ndarjen përfundimtare me mikun dhe eprorin e tyre Hashim Thaçi, vlerësojnë analistët për Telegrafin.

Analisti Astrit Gashi, mendon se reagimi i Hajredin Kuçit është tendencë për të vendosur Limajn dhe Krasniqin në një situatë ku ata do të refuzonin këtë ofertë.

Sipas tij, PDK-ja konsideron se nëpërmjet kësaj ftese PDK-ja po i dërgon një mesazh elektoratit se partia ka qenë e hapur për Limajn e Krasniqin, por që këta të dy për arsye personale nuk janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

“PDK-ja me gjasë ka llogaritur që kështu do ta ftohë elektoratin e saj karshi Krasniqit dhe Limajt, por edhe një pjesë të veprimtarëve të saj, për t’i mos i shkuar mbrapa kësaj dysheje, që pritet shpejt të formojnë një parti të re politike. Por, llogaritja nuk është kaq e thjeshtë. Në PDK ka shumë persona të cilët janë të pakënaqur, qoftë me privilegje apo edhe me mundësit që u janë ofruar dhe ky grup sot s’ka ku të rreshtohet tjetër përveç se pas Limajt dhe Krasniqit. Një opozitë tjetër brenda PDK-së deri më sot nuk ka qenë e aftë të dalë në hapësirë”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Analisti Imer Mushkolaj, ka theksuar ish sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi dhe ish nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, deri me tani nuk janë larguar zyrtarisht nga PDK-ja. Mirëpo, sipas tij, duket se vendimi i këtyre dy personaliteteve të politikës kosovare është i pamundshme rikthimi i tyre në partinë, të cilën e formuan bashkë me bashkëluftëtarët.

“Krasniqi dhe Limaj pritet që ta krijojnë një forcë të re politike. Natyrisht, ftesa e bërë atyre nga ana e PDK-së është si pasojë e humbjes që e ka pësuar kjo parti në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, veçanërisht humbja e Malishevës, e cila përveç se është e vogël dhe ka numër jo aq të madh të votuesve, por është sinjal për rrezikun që PDK-ja në zgjedhjet nacionale ta humb primatin e saj. Nuk mendoj se Krasniqi dhe Limaj do të kthehen në PDK, por në pyetje është vetëm koha se kur ata do të dalin me një formacion të ri politik”, tha Mushkolaj për Telegrafin.

Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, ka theksuar për Telegrafin se ftesa e nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi, për ish partiakët e tij mund të konsiderohet si një reflektim i PDK-së, apo një pjese të saj, që largimi i këtyre dy figurave ka qenë shkak i humbjes në disa komuna, të cilat drejtoheshin nga kjo parti.

Sipas tij, nëpërmjet kësaj ftese po tentohet që të rikthehet besimi për një fitore në zgjedhjet e përgjithshme.

“Besoj që nuk ka ndonjë vlerësim real të gjendjes. Nuk e konsideroj të udhës që pas përplasjeve që i kemi parë në mes PDK-së në njërën anë dhe Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt në anën tjetër, të bëhet një ftesë e tillë, ku kërkohet rehabilitim i tyre brenda PDK-së. Kjo as nuk do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë të elektoratit në këtë parti. Vlerësoj që tashmë raporti i PDK-së me Krasniqin dhe Limajn është raport ku secili ecën udhës së tij, ku si PDK-ja, ashtu edhe këto dy figura politike duhet të ndërtojnë profile të veçanta të ndarë nga njëri-tjetri”, tha Zogaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi, në rrjetin social Facebook, duke iu përgjigjur ish bashkëpartiakut të tij, Hajredin Kuçi, ka shkruar se tash është vonë, madje tepër vonë për tu rikthyer në PDK.

Më Shumë

Neymari thotë se ai dhe Messi u trajtuan padrejtësisht nga fansat e PSG-së

Neymari ka folur së fundmi se si e kishin trajtuar fansat e Paris Saint-Germainit atë dhe Lionel Messin sa kishin qenë te ky klub. “Dy...

Kanosi dhe ofendoi policët, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar policët. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...

Lajmet e Fundit