Qytetari në Prizren dorëzon në polici të hollat që gjeti në rrugë

Një qytetar nga Prizreni F.H ka gjetur një shumë të caktuar të hollave në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Prizren.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

Kjo shumë e të hollave deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë (i kanë humbur), prandaj policia ka lutur pronarin e vërtetë të këtyre të hollave të paraqitet në stacionin policor në Prizren ku duhet të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka falënderuar qytetarin F.H për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në stacionin e policisë.

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit