5 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Dënohet Këshilltari i Asamblesë Komunale në Prizren, për mos deklarim të pasurisë

Ilir Baldedaj, i akuzuar për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim me gjobë prej 500 eurove, raporton Drejtësia Sot.

Gjithashtu, i akuzuari obligohet që të paguaj shpenzimet procedurale në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën 30 euro, në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit

Deri te ky vendim gjyqtari Luan Berisha erdhi pasi që paraprakisht gjatë seances fillestare i akuzuari Baldedaj e pranoi fajësinë.

Ai në fund theksoi se palët kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në gjykatën e Apelit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Ilir Baldedaj akuzohet se nga data 1 mars 2020 deri më 19 qershor 2020, në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik Prizren, ka vepruar në kundërshtim me nenin 3 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 pika 8 lidhur me nenin 5 dhe nenin 8 paragrafi 1 të Ligjit 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë.

Aktakuza sqaron se si zyrtarë publik i pandehuri është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose detyrime financiare për periudhën 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në atë mënyrë që nuk e ka bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë brenda afatit ligjor deri me 31 mars të vitit 2020, i cili afat është zgjatur deri më 19 qershor të vitit 2020.

Më Shumë

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj Liria nuk gjykohet, ajo merr frymë si era n’male. S’njeh pranga, as dyer t’mbylluna. E vërteta nuk fabrikohet, ajo lind n’dritë. Ecë zbathun mbi gurë, por kurrë s’e humb udhën. E...

Bashkimi pret Pejën, thirrje për mbështetje masive nga Prizreni

Bashkimi do të luajë këtë të diel në xhiron e 20-të të ProCredit Superliga kundër GO+ Pejës, në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, duke...

Lajmet e Fundit