14 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Totaj merr mbështetje në Has

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpalosur sot programin e tij zgjedhor në fshatrat e Hasit.

Ai tregon se në këto fshatra ka marrë mbështetje për zgjedhjet e tetorit.

“Këtë të diele e kalova në Has, vendin tim të bukur. Edhe kësaj radhe, me hasianët e mijë diskutuam vëllazërisht për Hasin e Prizrenin”, shkruan Totaj.

“Në takimet e shumta me qytetarë, shpalosa programin e PDK-së për Prizrenin. Qytetarët shpjeguan nevojat e kërkesat e tyre, të cilat nuk u plotësuan nën udhëheqjen katër vjeçare të Haskukës”.

“Përkrahja e banorëve në Gjonaj, Krajk, Lukinaj, Romaj, Kushnin, Kabash, Lugisht e Dedaj për PDK-në e ekipin tim është e fuqishme. Nga bashkëbisedimet me banorët e këtyre fshatrave, kuptova se fitorja jonë në zgjedhjet e 17 tetorit është e pashmangshme”.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit