Dy vite pa dramaturgun rom, Nexhip Menekshe

Sot u bënë dy vite nga vdekja e dramaturgut dhe aktorit të komunitetit rom, Nexhip Menekshe.

Ai la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike. Menekshe ishte autor i dymbëdhjetë dramave dhe regjisor i 20 performancave. Tërë jetën ia kushtoi artit. Përmbajtja dhe tema e dramave të tij ishin instrumente për përshkrimin e jetesës së romëve, traditat dhe kultura e tyre. Të gjitha dramat ishin të bazuara në aktualitet prandaj konsiderohen një mënyrë për vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e publikut.

Angazhimi i tij dhe i gjeneratës që i takonte ka kontribuar në zhvillimin e një korpusi të jashtëzakonshëm të vajzave dhe djemve romë, të shkolluar dhe të angazhuar që të luftojnë për të mirën publike.

Viteve të fundit ishte edhe njëri ndër iniciatorët dhe kontribut dhënësit që gjuha rome të jetë gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit, gjë e cila është në proces dhe pritet të jetësohet së shpejti. / KultPlus.com

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit