23.7 C
Prizren
E enjte, 16 Shtator, 2021

Prizren/ Vozitësi dyshohet se i dehur goditi për vdekje motoçiklistin

Gjykata e Prizrenit ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit K. G., nën dyshimet se në gjendje të dehur ka goditur motoçikletën ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur viktima A.B.K.G., po dyshohet se ka kryer veprat penale rrezikimi i trafikut publik dhe ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur.

Sipas Prokurorisë, me datë 12 shtator në orët e mbrëmjes, në rrugën lokale Suharekë – fshati Peqan, i pandehuri K.G., nga pakujdesia me të arritur në hyrje të fshatit me anën e majtë të pjesës se parë të automjetit goditet në pjesën anësore të motoçikletës të cilën ka qenë duke e drejtuar tani i ndjeri A.B., i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i kundërt fshati Peqan – Suharekë dhe si pasojë e kësaj ngasësi i motoçikletës mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes.

“K.G., ka drejtuar automjetin në gjendje të paaftë, në ndikim të alkoolit, sipas alkool testit ka rezultuar se ka 1.11% promil, me ç’rast shkaktohet aksidenti që rezulton me vdekjen e viktimës A.B.”, thuhet më tej në njoftimin e gjykatës.Masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit K.G., do të llogaritet nga data e arrestimit 12 shtator 2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 12 tetor 2021.Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësonte zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Më Shumë

78 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 78 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për...

Këto janë të gjitha masat e reja kundër COVID-19 që hyjnë në fuqi nga sot

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga sot do të hyjnë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë...

Shënohen edhe 368 raste pozitive dhe 14 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 368 raste pozitive të reja me COVID-19. Po ashtu, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të...

Konfirmohet aktakuza për mos deklarim të pasurisë, ndaj Këshilltarit të Asamblesë Komunale të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Edis Aljilji, i akuzuar se si këshilltar i koalicionit VAKAT në Asamblenë Komunale në Prizren nuk e...

Në një bankomat në Prizren deponohen 100 euro false

Në një bankomat në Prizren janë deponuar 100 euro false, raporton PrizrenPress Sipas Policisë, një zyrtar i bankës ka njoftuar se se gjatë numërimit të...

Plani i FIFA-s për Kupën e Botës çdo dy vjet

Tashmë nuk është vetëm një ide, por plan konkret: Kupa e Botës do të zhvillohet çdo dy vjet. Arsène Wenger, kreu i zhvillimit botëror...

Haskuka thotë se janë të gatshëm të fillojnë mësimin në çdo formë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tregon se si komunë  janë të gatshëm të fillojnë mësimin në çdo formë. “Duke pasur parasysh situatën e krijuar nga...

Dy tërmete godasin veriun e Shqipërisë

Veriu i Shqipërisë është goditur nga 2 tërmete gjatë natës. Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04: 20 dhe kishin magnitudë 4.1. Sipas EMSC...

Guardiola i kërkon Man City që të ndërtojë formën fituese

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola vlerësoi angazhimin e skuadrës së tij pasi ata u rikthyen nga një fillim i lëkundur në sezonin e...

Ekrem Kastrati: Malishevën do ta bëjmë me transport urban

Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vizituar stacionin e autobusëve në Malishevë, ku ka bashkëbiseduar me drejtuesit e kësaj kompanie publike në lidhje...

IKSHPK rekomandon shtyrjen e procesit zgjedhor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë vlerësimin në lidhje me ndikimin e procesit zgjedhor në gjendjen epidemiologjike në vend, përmes një...

23 të vdekur dhe 424 të infektuar me koronavirus në 24 orë

424 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orëshin e fundit, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Kjo shifër rezulton nga 8.270 testime të...

Sinan Vllasaliu takon Joe Biden? (Foto)

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka postuar një fotografi të zakonshme në Instagram, pranë një miku të tij. Mbrapa tyre qëndronte një i moshuar,...

Prizren, arrestohet personi i dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim tash e një kohë nga Policia. Në njoftimin e bërë...

Quni: Parku i Qytetit të Prizrenit është zhytur në mbeturina

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar Parkun e Qytetit. Ai, aty ka parë papastërti të madhe. “Mbeturina gjithandej, drurë që u...

Haskuka: Kërkoj mandatin e dytë, për ta bërë Prizrenin qendër të zhvillimit ekonomik

Kryetari aktual i Prizrenit, dha kandidati i VV-së, për zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë, Mytaher Haskuka, ka thënë se ai kërkon mandatin...

Lajmet e Fundit