Muharremaj vendos që veturën zyrtare mos ta përdorë për fushatë zgjedhore

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vendosur që automjetin zyrtar mos ta përdor më pas përfundimit të orarit të punës.

Ndonëse i takon me kompetencë që veturën ta ketë në dispozicion 24 orë, Muharremaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj ai ka vendosur që t’i kursej këtë gjatë kësaj periudhe

 

 

Postimi i plotë i tij:

Në bazë të kompetencave që më ipen si kryetar komune, më lejohet që automjetin zyrtar ta kem në dispozicion 24 orë.

Mirëpo, unë nga nesër nuk do ta përdori pas orarit të punës, gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj unë do ta kursej këtë gjatë kësaj periudhe.

Preferoj të mbetem i barabartë me kandidatët e tjerë, në garë gjatë kësaj fushate.

Me respekt
Bali Muharremaj

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit