18.4 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Shtetet më të shtrenjta e të lira për të jetuar, ku renditet Kosova

Baza e të dhënave të Statistikave Botërore “Numbeo” ka publikuar raporte të përditësuara mbi koston e jetesës në vendet e botës, në lidhje me çmimet mesatare të artikujve ushqimorë dhe shërbimeve të tjera që paguajnë qytetarët çdo muaj.

Statistikat e përgatitura nga Numbeo i referohen çmimeve të shërbimeve si energjia elektrike, ngrohja, uji, por edhe grumbullimi i plehrave.

Statistikat mbulojnë pothuajse të gjitha vendet në botë, dhe tabela përcaktohet në bazë të shumës së parave që duhet të ndahen për koston e jetesës në një apartament prej 85 metrash katrorë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Ajo që mund të vërehet sipas tabelës së publikuar është se zona e Evropës, të paktën kur bëhet fjalë për çmimet mesatare të shërbimeve bazë, është pjesa “më e shtrenjtë” e botës për të jetuar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Kosova del të jetë vendi “më i lirë” për t’u jetuar, të paktën kur bëhet fjalë për rajonin, ku qytetarët duhet të lënë 54 euro për shërbimet bazë.

Nëse do të vëzhgoheshin vetëm vendet e Evropës Jugore, Kosova do të ishte pozitën e fundit në bazë të çmimeve mesatare të kostove bazë.

Sipas statistikave të Numbe, Zvicra është vendi më i shtrenjtë kur bëhet fjalë për çmimin mesatar të shërbimeve bazë, kështu që qytetarët e këtij vendi do të paguajnë rreth 125 euro për faturat që vijnë në adresat e qytetarëve çdo muaj.

Ndryshe, ajo që është interesante, ndër 10 vendet më të shtrenjta kur bëhet fjalë për çmimet e shërbimeve bazë, ka vetëm dy vende jo-evropiane, më saktësisht Izraeli dhe Hong Kongu. Banorët e këtyre zonave do të lënë mënjanë 199 euro dhe 198 euro për kostot. /Telegrafi/

 

 

 

Më Shumë

Roja lidhet për një pemë, 3 persona të armatosur futen në një kompani private në Rahovec

Një punëtor në një kompani private në Rahovec është lidhur për një peme në oborr, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të...

Abrashi pa vija të kuqe, ju dërgon ftesë për koalicion të gjitha partive politike në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se u ka dërguar ofertë të gjitha partive politike për...

Lajmet e Fundit