21.4 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Pranoi mito, arrestohet zyrtari doganor në pikëkalimin në Vermicë

Mbrëmjen e së enjtes që e lëmë pas, në pikëkalimin kufitar të Vermicës, është arrestuar një zyrtar doganor.

 

Arrestimi i tij u bë nga njësitë e hetimeve të doganës, pas një informate se një zyrtar doganor në pikëkalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht ka pranuar mito, njofton Klankosova.tv.

Të njëjtin, zyrtarët e Hetimeve të  Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë.

”Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Doganës së Kosovës.

Tutje nga Dogana e Kosovës apelohet për bashkëpunim për t’u pamundësuar kriminelëve të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

”Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail:[email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”.

Më Shumë

Kosova nis me humbje kualifikimet për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Dardanët u mposhtën nga...

Rruga që lidhë fshatrat e Prizrenit me Mamushën, sfidë për banorët

Vetëm disa metra rrugë që lidhin disa fshatra të Prizrenit me Komunën e Mamushës sfidojnë banorët e dy anëve për një komunikim më të...

Lajmet e Fundit