Vetura godet për vdekje këmbësoren në Prizren

Një grua e moshës rreth 50-vjeçare është goditur nga vetura sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Brigada 125” në Prizren.

E njëjta si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë së rajonit të Prizrenit.


Ai ka treguar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kurse, lidhur me rastin është ndaluar një person.

“Hetuesit e stacionit Policor, njësia e trafikut dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ia kanë marrë të gjitha veprimet rreth këtij aksidenti”, ka thënë ai për Sinjalin.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Lajmet e Fundit