Haskuka viziton kandidaten për asambliste, Mimoza Bushrani

Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëkohësisht kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja VETEVËNDOSJE!, Mytaher Haskuka vizitoi kandidaten për asambliste Mimoza Bushrani dhe familjen e saj.

Ata diskutuan për zotimet të cilat janë realizuar për katër vite dhe me theks të veçantë mbi zotimet: “Shujtë ushqimore dhe qumësht falas për nxënësit”, “Vendosja e dollapëve për nxënës në secilën klasë” dhe “Infrastrukturë publike që i përshtatet personave me nevoja të veçanta” zotime që janë përmbushur 100%.

Po ashtu, kryetari Haskuka u zotua se gjatë mandatit të dytë Prizreni do të bëhet kryeqytet i mirëqenies dhe shëndetit.

Haskuka e falënderoi për mikpritje Mimozën dhe familjen e saj dhe u dakorduan që nuk do ta ndalin angazhimin që në katër vitet e ardhshme të bëjnë edhe më shumë punë të mira për Prizrenin!

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Lajmet e Fundit