Zekolli i PDK-së: Zero përqind taksë për bujqësinë pasi ta marr drejtimin e Suharekës

Murtez Zekolli, kandidat i PDK-së për Kryetar të Malishevës, ka shpalosur pjesë nga programi i tij për zgjedhjet e 17 tetorit e me të cilin synon ta drejtojë komunën.

Ai ka thënë se transparenca, llogaridhënia, respektimi i ligjit për vetëqeverisje lokale dhe siguria e qytetarëve janë ndër katër prioritetet e tij, njofton Klan Kosova.

“Në ekonomi do të investojmë në hapjen e bizneseve, pra në hapjen e vendeve të reja të punës. Do të investojmë në bujqësi. Do të bëjmë subvencionim për të gjitha veprimtaritë bujqësore dhe do të ketë zero përqind taksë për ketë veprimtari”, është shprehur Zekolli.

“Do ta bëjmë ndërtimin e tri shkollave, do të ketë ujë 24 orë, do të investojmë në aparaturë moderne në shëndetësi dhe do të bëjmë furnizim me barna esenciale”.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit