Nuk arrihet marrëveshje për gjyqësorin!

Thaci_Dacic_Ashton5-21Takimi i njëzetë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka përfunduar pa marrëveshje. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Çështja e gjyqësorit ishte fokus i këtij takimi, ndërsa Thaçi para fillimit të këtij takimi shpresonte që do të arrihej marrëveshje, mirëpo pas përfundimit të takimit ai ka thënë se ka pajtueshmëri që të jetë një sistem unik i gjyqësorit, mirëpo nuk ka marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për këtë çështjen.

“Ishte një dialog konstruktiv dhe kishte pajtim të plotë që të ketë një sistem të vetëm të drejtësisë në Kosovë. Por, nuk ka marrëveshje përfundimtare”, ka deklaruar Thaçi.

Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për Serbinë, sepse në bazë të rezultatit të këtij takimi, Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton do ta përpiloj raportin i cili të martën do të dorëzohet para Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian me qëllim që të mund të fillojnë negociatat për për anëtarsim të Serbisë në BE.

Të parët nga takimi ka dalë delegacioni i Kosovës, i cili menjëherë është nisur drejt airoportit, prej nga do të arrijnë në Prishtinë. Ndërkaq që Delegacioni serb dhe baronesha Ashton kanë mbetur më gjatë brenda ndërtesës ku po mbahej takimi./Zeri/

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Lajmet e Fundit