16.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Dëshmon shefi prokurimit në gjykimin ndaj ish-drejtorëve të Komunës së Prizrenit të akuzuar për korrupsion

Isa Osmankaj, menaxher i prokurimit në Komunën e Prizrenit u dëgjua si dëshmitar në gjykimin ndaj tre ish-drejtorëve të komunës Prizrenit, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Drejtësia Sot, raporton se tre ish-drejtorët Levent Kasëmi, ish-Drejtor i Shërbimeve Publike, Fejzë Kabashi ish-Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Refik Shaqiri ish-Drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi si dhe dy të akuzuarit e tjerë, Ganimete Babuna ish – asambleiste dhe Ares Shporta Drejtor i Fondacionit “Lumbardhi”, po gjykohen për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Osmankaj deklaroi se për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale parashihen tre forma: Ankandi publik, shprehja interesit dhe negociatat e kryetarit të komunës.

Ndër të tjera, dëshmitari sqaroi edhe mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të komisionit për dhënien në shfrytëzim të paluajtshmerive të komunës, duke shtuar se komisioni përgatit ankandin dhe kushtet e ankandit deri tek dhënia përfundimtare në shfrytëzim të një prone të caktuar.

Po ashtu, ai tha se ligji për dhënien në shfrytëzim të paluajtshmerive parasheh kushtet me të cilat përcaktohet që një paluajtshmerive ti jepet në shfrytëzim një individi ose një personi juridik.

Gjithashtu, ai theksoi se për shfrytëzim të pronës komunale është dashur të mbështeten në ligjet aktuale ku si kriter për dhënien e një kontrate duhet të parashihet oferta ekonomikisht më e favorshme.

Tutje, dëshmitari potencoi se anëtarët nuk kanë kërkuar këshillë rreth kritereve për ndarjen e pronave sipas ankandit publik, por të njëjtit kanë kërkuar interpretim të ligjit për prokurim publik lidhur me kriteret e parapara.

Pas dhënies së dëshmisë, palët procedurale i propozuan gjykatës që në cilësi të dëshmitarëve të dëgjohen edhe dy anëtarët e komisionit dhe procesmbajtësja e mbledhjeve të komisionit.

Në fund, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Teuta Krusha ndërpreu këtë seancë dhe ato të radhës i caktoi për 24 dhe 23 nëntor 2021, ku priten të dëgjohen zyrtarët e Komunës së Prizrenit.

Drejtësia Sot

Më Shumë

LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi,...

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos...

Lajmet e Fundit